Πέμπτη, 19 Νοεμβρίου 2009

Qarja e parë




Qarja e parë

Qarja e parë e ka emrin, Frikë
Ankesë, qarja e parë emrin e ka
Krijesa e qetë, brenda në mitër
Mbase kësaj bote ka frikë të dal'.

Qeshja e parë e ka emrin, Gëzim
Kërkesë, qeshja e parë emrin e ka
Vazhdoni o njerëz, ta gëzoni fëmijën
Mos lini t'i kthehet, të qarës së par'!

19 nëntor 2009

Τετάρτη, 18 Νοεμβρίου 2009

Poezia për mua është çasti, proza-shumësia e çasteve.

Poezia për mua është çasti, proza-shumësia e çasteve.

Unë krijoj mbretërinë time, brenda varfërisë reale.

Unë krijoj mbretërinë time, brenda varfërisë reale.

Σάββατο, 14 Νοεμβρίου 2009

Përditshmëri

Përditshmëri

Nuk pres diellin
Me hënën zgjohem
Ditën ja marr natës me zor.
Me gjumin zgjuar
Pimë kafenë
Dhe njeri-tjetrin e zbojm'.

Urban gjumashësh
Kozmetikë e shtrembër
Trupash e fytyrash drobitur.
Frymëmarrje mbytëse
Erë e qelbur
Gojrash mastikëpërtypur.

Lëvizje këmbësh
Duarsh lëvizje
Materia njerëzore-robot.
Pagesë jete
Për ditën e nesërme
E prapë avazi si sot.

13 nëntor 2009

Ooo, Peshk!



Ooo, Peshk!

Mësoma frymëmarrjen tënde, oo peshk!
Timen mos ma kërko se nuk ta jap
S'ke parë ti ç'ësht' njeriu-peshkaqen
Që njeriun-peshk përditë e ha.

Aty me ty kalofsha jetën e mbetur
Aty di të dalloj armikun tim
Këtu karemi m'ngulet me të qeshur
Më vdes e më mban gjall' në kryqëzim.

12 nëntor 2009

Παρασκευή, 13 Νοεμβρίου 2009

Më flet Akili




Më flet Akili

Ka kohë që më flet Akili
"Ç'kujtoni, se thembra më vrau?
Legjendat kupash vere i pini
Nga dehja thoni: Kështu ngjau.

Vazhdoni o të ngratë, me dehjen
Akili ju përqesh në mijra vjet
Nuk kisha pikë të dobët thembrën
Por egon e të fortit, që s'vdes!"

Me gjethen




Me gjethen

Me gjethen u ndamë nga dega
Drithshëm drejt tokës u nisëm
Dëgjova dhe ooh-un nga pema
Nga rrënjët që tokën lëvizën.

Nga degët pikuan lot vese
Na njomën buzët e tharra
Një çast u ktheva në gjethe
Që zhduket, por sythin le prapa.