Τρίτη 7 Ιουνίου 2011

Jetojmë në një botë, ku përzjehen labirinthshëm realja me irealen, ku shpesh ndodh ndrimi i tyre me, apo pa vetëdije. Pikërisht në këte përzjerje të tillë, unë dua të jem vetvetja, t'i besoj asaj, edhe nëse gabon. Kështu, kur arrij t'i besoj vetvetes dhe jashtë saj, atëhere ndjehem vërtet më i plotë dhe i sigurtë në këtë botë, por kjo ndodh rrallë, sepse, ose unë gaboj në njohjen e vetvetes, apo të botës, ose bota gabon në njohjen time. Sikur të ndodhte vërtet nga të dy anët kjo njohje e vërtetë, atëhere do të ishte më shumë se një triumf për njeriun.


Δεν υπάρχουν σχόλια: