Κυριακή 22 Μαΐου 2011

I mbetur varkës



Mbase s’ishte në dorën tuaj, mbase
Të ndalonit përmbytjen biblike të dashurisë
Ai Noe u kthye me shpresën e madhe
Ta shpëtonte atë me ndihmë të Perëndisë.


I kotë mundimi, pse vallë i kotë
Pse varkës së tij dashuria mungoi?
Ai Noe i vetëm, endet nëpër botë
I mbetur varkës, si në ishull Robinsoni.

Δεν υπάρχουν σχόλια: