Κυριακή 22 Μαΐου 2011

Krijuar ndër imazhe



Ti nuk ishe realja e vetvetes
Krijuar ndër imazhe ishe ti
Prandaj si një kometë e çastit erdhe
Bashkë me çastin ike me nxitim.


Në hapësirë të gjurmës që le pas
Hirin e një zjarri unë gjeta
Kohën prapa ktheva për një çast
Që të shfaqej prapë në qiell kometa.


Kohës në të kthyer oh sa prita
Oh sa prita hirit një çudi
Pa e ditur se dhe unë isha
Një imazhi tënd në ëndërrim.


Selanik, 20 maj 2011


Δεν υπάρχουν σχόλια: