Κυριακή 22 Μαΐου 2011

Vetëm Unë dhe Ti



Shfaqma syrin tënd në pikën e vesës
Të shikoj lotimin e shpirtit që vuan
Shtoma drithërimën në rrahjet e zemrës
Të ndjej qënien tënde, që s’rron dot pa mua.


Hidh shikimin tënd me syrin e Hënës
Kodin e të cilit vetëm une e di
Dërgo zërin tënd me notat e këngës
Që ta mbaj në buzë, çka këndoj në shpirt.


Shfaqmu e paturpshme, pa veshjen e Evës
T’ja kaloj Adamit në Edenin tim
A s’ja kam kaluar, që pa lindur jetës
Kur veç Zotit ishim, vetëm Unë dhe Ti?


Selanik, 22 maj 2011


Δεν υπάρχουν σχόλια: