Κυριακή 22 Μαΐου 2011

Betimi?



E di, s’ka pse të betohem që e di
As ti mos u beto, të betohesh, s’ka pse.
Betimi me fjalë nuk nxe një dashuri
Betim ësht’ dashuria, që veç shpirti e nxe.




Premtimi?


S’më pëlqen premtimi, nga unë mos e prit
As ti mos premto, premtimi s’më pëlqen.
Premtimi nuk shpreh dashurin’ që ka një shpirt
Premtim ësht’ dashuria, që veç shpirti e shpreh.


Selanik, 22 maj 2011

Δεν υπάρχουν σχόλια: