Κυριακή 22 Μαΐου 2011

Simbiozë dashurie



Ti më vjen edhe pa ardhur
Dhe pa prekur ti më prek
Unë të kam dhe pa të patur
Pa më ndjerë, unë të ndjej.


Unë të njoh e pa më njohur
Të shikoj dhe pa më parë
Ti më josh e pa më joshur
Dhe më djeg pa ndezur zjarrë.


Ti më lind edhe pa lindur
Dhe pa vdekur më ringjall
Ti më bind e pa më bindur
Që më ke dhe kur s’të kam.


Selanik, 21 maj 2011


Δεν υπάρχουν σχόλια: