Παρασκευή 20 Μαΐου 2011


Ç’ke Edmond me kaq duf?


Ç’ke o diell me rreze loti
Ç’ke o qiell me lotë dielli
Mos vallë bota udhën ndroi
Apo udha pa botën mbeti?


Ç’ke o ditë me dritë nate
Ç’ke o natë pa dritë Hëne
Mos vallë bota kohës ndalet
Apo koha e çon në çmëndje?


Ç’ke o trup me shpirtin ikur
Ç’ke o shpirt pa trup njeriu
Mos vallë bota s’është ngjizur
Apo ngjizja botën ngriu?


Ç’ke o Edmond me kaq duf
Ç’ke o duf me shumë Edmond
Mos vallë bota s’do si ty
Apo Ti kët’ botë s’e do?


Δεν υπάρχουν σχόλια: