Κυριακή 22 Μαΐου 2011

Ato buzë virgjërie



Oh, ajo rrugica e puthjes së parë
E shenjta rrugicë, nga Zoti bekuar
Sa herë kaloj aty, më kthen në djalë
Dhe ty në vajzë, si altarit qëndruar.


Ashtu, e mermertë, skulpturë Perëndie
Shigjet’ e Erosit guximin ma dha
Të puth buzët e tua, ato buzë virgjërie
Të ngrij e të shkrij, si në akull dhe zjarr.


Selanik, 22 maj 2011

Δεν υπάρχουν σχόλια: