Τετάρτη 18 Μαΐου 2011


Tej pafundësisë


Ke shekuj që drejt meje je nisur
Të pres dhe unë me shekuj
Dhe para shekujve kam pritur
Në pritjen që pritje ka mbetur.


Kaq larg ndodhur universesh
Ku koha as kohën dot s’e mat
Ku shekujt në pafundësi kthehen
Dhe pritja tej pafundësisë ndal.

Δεν υπάρχουν σχόλια: