Τρίτη 17 Μαΐου 2011

Maria ime



E bukura Marie, Marie po të quaj
Emrin tënd të vërtetë, as ti nuk e di
E di vetëm unë, sepse vetëm unë vuaj
Marien e vërtetë, që brenda teje rri.


Si nuk e njohe njëherë, vetëm një herë
Marien tënde, që e mbaj në shpirt
Ajo s’është Maria e Josifit të mjerë
As Magdalena mëkatare, që e fali një Krisht.


Ajo është Maria ime, e imja vetëm
E vetmja shenjtore, e Zotit tim
Për të kryqëzuar mund të rri gjithë jetën
Dhe nëse ringjallem, kryqëzohem sërish.


Selanik, 17 maj 2011


2 σχόλια:

Unknown είπε...

Per tre poezite, "Maria ime", "Une jam ky qe jam" dhe "E ndeza nje cigare", shkrimtari Jorgo Telo ne Bota e Re shkruan:

TE LUMTE, EDMOND PER MOTIVET E PERZGJEDHURA DHE REALIZIMIN ARTISTIK ME FINESE TE TYRE!
JORGO TELO
GKIROKASTER

Unknown είπε...

Ne Bota e Re, poeti Kostaq Mizaku shkruan:
Vecanerisht " Maria ime" eshte me shume se sa nje poezi e bukur.. Jane teper te lexueshme ato ndjenja hyjnore njerezore qe meriton por dhe qe te shkakton c'do grua e dashuruar . c'do grua qe meriton te jape e te mare pjesen qe i takon nga ajo Maria e madhe . Poezite jane te frymezuara , jane nje nevoje e brendshme per t'u shkarkuar nga emocionet dhe mendimet ndaj rrrjedhin lirshem dhe tingellojne bukur artistikisht .
pershendetje dhe urime i dashur.