Δευτέρα 9 Μαΐου 2011

Ne ëndërrojmë të pajetuarën

Mos përfito, të lutem mos përfito, nga dobësia ime ndjesore!
Ajo i flet shpirtit me gjuhën e shpirtit, që veç shpirti e di
Ne jetojmë padrejtësisht, vërtet padrejtësisht, këtë botë mizore
Që më parë se ne, oh, pse më parë se ne, mosqënies sonë ju ngjit.


Mos luaj, të lutem, oh mos luaj, me ëndrrat e mia!
Ato veç për mua janë krijuar, pyeti në s’beson, që të besosh
Ne ëndërrojmë të pajetuarën, që desh të na jetësonte Perëndia
Por as ne, as Perëndia vetë, oh pse as vetë Ajo, nuk mundi dot!


Mos kërko, të lutem mos kërko, atë që as kërkimi vetë s’e di!
Bota si e jona, e jona thashë, haha, e jona kurrë ajo s’ka qënë
Gjej nëse mundesh, a mundesh vallë, një të tillë botë në gjithësi
Uroj mos e gjesh, oh sa uroj, sepse mua për së dyti do më çmëndë!


Selanik, 9 maj 2011

Δεν υπάρχουν σχόλια: