Δευτέρα 9 Μαΐου 2011




Fëshfërima e psherëtimës


Pa erë nuk ka fëshfërimë
Pa fëshfërimë era e marrë të fryn
Pa dhimbje nuk ka psherëtimë
Pa psherëtimë dhimbja e madhe të mbyt.


Pa ty jam tej ekzistencës
Për ty tej ekzistencës do lind
Ta kthej në fëshfërimë të erës
Psherëtimën e dhimbjes në shpirt.


Selanik, 8 maj 2011


Δεν υπάρχουν σχόλια: