Δευτέρα 9 Μαΐου 2011

Më zgjo!



Më zgjo, nëse më do, nga gjumi i përhumbur
Ku shpirti s’ka qetësi e vetëm trupi fle!
Shpëtomë, nëse më do, nga kjo sirenë e bukur
Që ka fytyrën tënde, por ti ajo nuk je!


Më zgjo, nëse më do, nga ëndrra tradhëtare
Ku mollën e një Eve kafshoj me kaq uri!
Shpëtomë, nëse më do, nga kjo krijes’ parajse
Që ka fytyrën tënde, por jo, ajo s’je ti!

Δεν υπάρχουν σχόλια: