Τετάρτη 11 Μαΐου 2011


Mes vargjesh nuk krijohet dashuria


Nuk isha yll i qiellit, që më kërkon aty
As rreze dielli s’isha, që pret ta sjellë mëngjesi
Unë isha pika e lotit, që nuk ma pe në sy
Sepse u tret me ëndrrën, që vetëm ëndrrës erdhi.


Nuk isha breg’ i detit, që po i kthehesh valë
As fshehtësi e natës, që Hënë po i shfaqesh
Unë isha, oh nuk mundem, ta them tani me fjalë
Sepse nuk krijoj dot, një dashuri mes vargjesh.

Δεν υπάρχουν σχόλια: