Τρίτη 17 Μαΐου 2011

E ndeza një cigare



E shojta dhe një cigare, e pastaj?
Një tjetër pret buzët e mia
Thithjen time pret që ta marë
Të ndizet, të shuhet, e gjitha.


Ku vajti tymi, ku vajti?
Mesazh i mjegulltë po rri
Si re e hirtë së larti
Që pret të kthehet në shi.


E ndeza një cigare, e pastaj?
Një tjetër pret për t’u ndezur
Mes tyre ndjej të shuhet ngadalë
Një ëndërr e tymtë e mbetur.


Δεν υπάρχουν σχόλια: