Δευτέρα 2 Μαΐου 2011

Sot dashurinë e çmenda

Sot dashurinë e çmenda



Sot dashurinë e çmenda
Më çmendi dhe ajo
Jo nuk ma paska ënda
Normal që ta shijoj.


E ç’është normaliteti
Në dashuri provuar?
Një fron i kotë mbreti
Pa mbret kurorëzuar.


Kurorë është çmenduria
Që çmend dhe vetë mbretin
Unë dashurinë do zgjidhja
Kurorë mbi universin.


Sot dashurinë e çmenda
Më çmendi dhe ajo
Një univers kam brenda
Një tjetër jasht’ krijoj.

Selanik, 30 prill 2011


Δεν υπάρχουν σχόλια: