Παρασκευή 29 Αυγούστου 2008

Jashtë rradhe!

Në rradhë për një!
Në rradhë për dy!
Mërmëris pa zë
Në ç’rradhë të hy.

Për një, në rradhë
Më duket, vetmi
Për dy, prapë
I dyzuar njeri.

Për tre, mos vallë
Vetveten do gjej?
Kush tha, për katër?
Ç’mendi vërtet!

Jashtë rradhe do rri
Nuk më vjen keq
Të rradhuarit, çudi
Ç’mu shpifën krejt!

Δεν υπάρχουν σχόλια: