Τετάρτη 27 Αυγούστου 2008

E pashë veten…

E pashë të zverdhur veten
Dhe njësh u bëra me gjethen.
Të dy tokës ju shtrimë
Dëborën e mbartëm mbi shpinë.

E ndjeva veten të ftohtë
Me akullin u bëmë shokë
U varëm të dy stalagmite
Pikonim nga vetja, vite.

E lashë veten të lirë
Të shkrinte ç’kish’ për të shkrirë
T’i mbetej ç’kish’ për t’i mbetur
Kufijve stinorë, gjallvdekur.

E pashë veten si mua
Stinët i mbante në duar
Me erën, me borën, me shiun
Ç’do bënin, pa mua, njeriun?

Δεν υπάρχουν σχόλια: