Κυριακή 31 Αυγούστου 2008

Shkruar ne SHEKULLI.com.al

"Shkallët e krijimtarisë, nuk janë si shkallët e një pallati"
Ndonese intervista e z.Mustafajt është e fresket, problemi që preket është teper i konsumuar dhe nuk kuptoj pse vazhdohet t'i meshohet fenomenit 'Kadare". Ka dhjetëra,
Edmond Shallvari
Enjte, 14 Shkurt 2008 09:09:00
Ndonese intervista e z.Mustafajt është e fresket, problemi që preket është teper i konsumuar dhe nuk kuptoj pse vazhdohet t'i meshohet fenomenit 'Kadare". Ka dhjetëra, në mos qindra shkrime dhe nuk është sot as vendi, as koha të hidhen perseri insinuata rreth një vepre dhe një jete komplekse në llojin e saj. Koha ka për të saktesuar gjithçka dhe s'ka për të ndodhur kurrsesi që, për shkak të një qendrimi hierarkik në një sistem, të njollosen vlerat e një talenti, si Kadare, apo kushdo tjeter qofte; sikurse s'ka për të ndodhur, që për hir të talentit të talentohet dhe piedestalohet një jete kontradiktore në periudhen dykohore të sistemeve diametralisht të kundert. Sa për shkallet cilesore të krijimtarise, ato kurre nuk jane si shkallet e zakonshme të ngjitjes në një pallat. Perkundrazi. Jane rropatje, mundime, perpjekje, pengime, gervishtje deri në gjakosje, njelloj si rruga malore me thepisjet dhe zbutjet e saj. Ka pra dhe lodhje, ka ndalim, ka shuarje etjeje në një burim, ka mbase dhe rreshqitje, sikurse dhe manovrim për kapercimin e kesaj rreshqitjeje. Nese Kadareja ja ka arritur t'ia dale mbane ngjitjes, gje që është e vertete e pamohueshme, pse merremi me pjeset e tjera të ecjes shpateve të malit? Apo se jemi vetë në rrëzë të tij?

Δεν υπάρχουν σχόλια: