Dashurisë i qofsha falë!
S'është komode dashuria
Me projekte e me skica
Ajo nis ku është magjia
Dhe s'pyet për sakrifica.
S'është kompjuter dashuria
Ta klikosh sa herë të duash
Ta kopjosh nëpër sidira
Kur s'e do me klik ta shuash.
S'është e lehtë dashuria
Ta ngresh lart si tullumbace
Dhe kur të mbarohet fija
Si fëmija të gajasesh.
S'është, s'është, oh boll thashë
Nuk më duhet më çfarë s'është
Dashurisë i qofsha falë
Se dhe vdekjes i merr mëntë!
S'është komode dashuria
Me projekte e me skica
Ajo nis ku është magjia
Dhe s'pyet për sakrifica.
S'është kompjuter dashuria
Ta klikosh sa herë të duash
Ta kopjosh nëpër sidira
Kur s'e do me klik ta shuash.
S'është e lehtë dashuria
Ta ngresh lart si tullumbace
Dhe kur të mbarohet fija
Si fëmija të gajasesh.
S'është, s'është, oh boll thashë
Nuk më duhet më çfarë s'është
Dashurisë i qofsha falë
Se dhe vdekjes i merr mëntë!
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου