Παρασκευή 8 Απριλίου 2011

Anija e kohës sime

Anija e kohës sime



Ishte vetëm imja
Krijuar për mua
Në kohë të ikja
Të ardhme, të shkuar.


Një çelës i thjeshtë
Karrike e vjetër
Një dritë e zbehtë
Laptopi në prehër.


Mjaftonte një klik
Të ndodhte çudia
Të mbushej plot drit
E kohës anija.


Shkëputej nga Toka
Nga koha shkëputej
Dhe iknim ndër kohëra
Ndër botëra tutje.


Pastaj më zbriste
Në vendin e saj
Natën tjetër priste
Për klikun e par'.


Tani e braktisur
Qan kohën e vjetër
Udhëtarin e ikur
Me laptopin në prehër.

p.s. Kolibes sime të rojes(securitas), ku orëve të natës kam shkruar sa e sa krijime të miat.





Δεν υπάρχουν σχόλια: