Πέμπτη 7 Απριλίου 2011

Kjo gjethe e rënë

Kjo gjethe e rënë



Në ndenjësja karshi
Një gjethe e rënë
Më sjell shoqëri
Vjeshtën e tërë.


Vjeshtë e gjethuar
E ikura vjeshtë
Në shpirtin vjeshtuar
Që sythin e pret.


Në ndjenjësja karshi
Po thahet një gjethe
Mbi kokë më rri
Syth i një peme.


Ç'më jep shenja jete
Në shpirtin vjeshtuar
Ringjallur kjo gjethe
Në sythin mbi mua.




Δεν υπάρχουν σχόλια: