Κυριακή 6 Μαρτίου 2011

Vit pas viti mjaltëri

Vit pas viti mjaltëri



Aleancë kam bërë me bletët
Mos i le pa nektar lulesh
Ato mjaltë të ma kthejnë
Për çdo muaj që më duhet.


Kjo më ndodhi qysh atëhere
Kur u nisa muaj mjalti
Kur erdh dita që të kthehem
Thash, pse kaq kjo punë e pati?


Mjaltë desha tjetrin muaj
Dhe më tjetrin përsëri
Gjithë vitin mjaltin dua
Vit pas viti mjaltëri.


Sa besnike qenkan bletët
Po dhe unë më pak nuk jam
Ti e dashur më dhe jetën
Që nektarin kthen në mjalt.

Δεν υπάρχουν σχόλια: