Në më do më kthe në ky që jam
Në më do më kthe në stinë dimri
Akullin e shpirtit të ma shkrish
Dua të ndjej se si zbutet thëllimi
Si kthehet në vesë uji që ngrin.
Dua të shoh se si flokët e borës
Do t'i çelësh luleve petale
T'i qëndisësh rreth e qark kurorës
Të më kthesh kështu në stinë dasme.
Në më do më kthe në stinë vjeshte
Shpirtin rënë si gjethe të ma kthesh
Dua të ndjej rilindjen e një peme
Si çelën një syth dua të ndjej.
Në më do më kthe në ky që jam
Të të kthej dhe unë ajo që je
Unë të gjitha stinët shpirtit mbaj
Dhe të pestën stinë që ti ma dhe.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου