Κυριακή 6 Μαρτίου 2011


I kthyer në lot


Ç'pati sot ky shi
Që bie e s'më lag?
As lotët në shpirt
S'më njomin ndopak.

Ç'po ndodh vallë në trup
Në shpirt çfarë po ndodh?
Ah, shiu jam unë
I kthyer në lot.

6 mars 2011


Pak pika shiu ranë

Mbi faqen tënde sot
Pak pika shiu ranë
Rrëshqitën posi lot
Nga shpirti tënd i vrarë.

Por ti nuk kishe dhimbje
Nuk qaje atë çast
Indiferente ikje
Pa ditur se kush qan.

6 mars 2011

Δεν υπάρχουν σχόλια: