Κυριακή 13 Μαρτίου 2011

Shpirti i dashurisë

Shpirti i dashurisë



S'më çudit mua dashuria
Mbase unë atë çudit
Ikin vitet, jo magjia
Ik një trup, por jo një shpirt.


Nuk e di që kur s'kam qënë
Nuk e di që kur s'do jem
Lindja vetëm më ka dhënë
Atë shpirt që kurrë nuk vdes.


Atë shpirt nga universi
Që ka fundin një fillim
Thot' kish fat që mua më gjeti
Them ka fat dhe trupi im.

Δεν υπάρχουν σχόλια: