Njohkan paren Perënditë!?
Nëse s'kam për të paguar
Varkëtarin plak Haron
Si do shkoj për t'u gjykuar
Ku të gjej një pare borxh?
Rri e vras mendjen në gjallje
Për pas gjalljes si do bëj
Poshtë s'duan kartë banke
Perënditë e paskan zët.
Dashkan veç paren e thatë
Njohkan paren perënditë!?
Dhe Haroni me një varkë
Ju mbush xhepat për çdo shpirt.
Ptuu, pështyj kaq i mërzitur
Ç'po më ngjan varka si bankë
Që dhe shpirtin Hadit zbritur
Do ma shtrydhë si në të gjallë.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου