Plakushi i vetes sime
Mos beso se do më vish
S'të besoj që ekzistonShkofshin vitet dhe njëqind
Isha, jam, do jem Edmond.
Jam njëlloj me universin
Që nuk njeh plakjen e vet
Yjet shuhen, grimcat mbesin
Dhe krijojnë miliona diej.
Edhe unë bashkë me grimcat
Veten time do krijoj
Do të shuhen rrudhat, thinjat
Kurrë ama grimca Edmond.
Mos beso se do më vish
S'të besoj që ekziston
Je plakush i trupit tim
Jo i shpirtit ku jetoj.


Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου