Κυριακή 13 Μαρτίου 2011

Dhe Zoti nuk është më Zot


Dhe Zoti nuk është më Zot


Eva ime
Hiqe atë gjethe mjerane
Që veç shëmtim të sjell.
Trupi tënd s'ësht pemë parajse
Eshtë parajsa vet.


Lermë mua të të vesh me sy
Me sy përsëri të të xhvesh
Veç jo aman, ajo gjethe aty
Eshtë model i keq.


Eva ime
Ja kthehu pak prapa
Oh, ç'po më bën të rënkoj
Këtu pa mbuluar qenka parajsa
Dhe Zoti nuk është më Zot.

Δεν υπάρχουν σχόλια: