Κυριακή 6 Μαρτίου 2011

Në ishullin e ëndrrës

Në ishullin e ëndrrës



U nisa oqeanit të shpirtit
Jo si Robinsoni i pafat
Kërkova vetminë e ishullit
Të strukja një ëndërr të gjall'.


Por s'ishte e thënë vetmia
Të rronte në ishull e vetme
Sepse rrëfimet e mia
E bënë Robinsonin për vete.


Dhe prapa e kthehu anijen
Pa kthyer veten e tij
Si unë dhe ai po priste
Një tjetër anije të vij.


Dhe pritëm e presim çdo ditë
Anijen e ëndrrës së gjallë
Nëse ka një anije të tillë
Ky ishull qoftë limani i saj.

Δεν υπάρχουν σχόλια: