Nëse dashke të jesh zog
Nëse dashke të jesh zog
Mos u kthe në zog shtegtar
Nuk jam pyll që s'ësht' xheloz
Mos më bëj pyll Don Zhuan.
Kur të kthehesh do më gjesh
Në një tjetër fole zogu
Ai zog që rrugën s'merr
Se e ngroh sa ftohet moti.
Nëse dashke të jesh pemë
Nëse dashke të jesh pemë
Mos u kthe në pemë vjeshte
Mos më bëj zog që të bredh
Nëpër degë plot me gjethe.
Kur të mbushesh ti me gjethe
Do më gjesh në pemë tjetër
Pranë një pishe që nuk zverdhet
Çfardo stine që të jetë.
Nëse dashke të jesh zog
Mos u kthe në zog shtegtar
Nuk jam pyll që s'ësht' xheloz
Mos më bëj pyll Don Zhuan.
Kur të kthehesh do më gjesh
Në një tjetër fole zogu
Ai zog që rrugën s'merr
Se e ngroh sa ftohet moti.
Nëse dashke të jesh pemë
Nëse dashke të jesh pemë
Mos u kthe në pemë vjeshte
Mos më bëj zog që të bredh
Nëpër degë plot me gjethe.
Kur të mbushesh ti me gjethe
Do më gjesh në pemë tjetër
Pranë një pishe që nuk zverdhet
Çfardo stine që të jetë.





Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου