Gjyq Noes
Mos u mërzit Noe për akuzën time
Aty ku sot je s'të trazon njeri
Veç dëgjomi pak të miat dyshime
Që dhe Zoti vetë besoj nuk i di.
Prit, mos u nxito, në fjalët e tua
Zoti që përmend, s'është alibi
Ty ta la në dorë varkën e krijuar
Gjallesash të zgjidhje çdo lloj nga një çift.
Po le jashtë akuzës çdo lloj jashtnjerzor
Dhe pse mund të zgjidhje më të mirët aty
Po nga raca jonë, me të drejtë akuzoj
Nuk di me se i zgjodhe, me ment, apo sy?
Mbetëm kështu pasojë e zgjidhjes tënde
Të keqen shumuar për mijra e mijra vjet
Sikur asaj varke e keqja mos gjendej
Sot bota s'do ishte në apokalipsin e vet.
Tani s'kam besim në shpëtimin tjetër
Në varkën tënde të dytë nuk do hip
Dyshoj se do ndodhë si avazi i vjetër
Me Noe prej gjoje, prej gjoje apokalips.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου