Τρίτη 29 Μαρτίου 2011

Mos ki turp që je e ngjallur

Mos ki turp që je e ngjallur



Mos ki turp që je e ngjallur
Kur ke femrën brenda teje
Që buron si uji i malit
Më freskon dhe shuan etjen.


Mos u ndruaj që të xhvishesh
Veç u xhvish pak me ngadalë
Më zbulo e ço mes shtigjesh
Që s'kam shkelur kurrë më parë.


Në çdo pjesë të lakuriqtë
Unë zbuloj një Afërditë
Që nga sytë, buzët, gjinjtë
Dhe më tej ku ke magjinë.


E shikon si më tërbove
Si më çmende, e shikon?
Ti vazhdo kështu me ndrojtje
Se di unë si ta mbaroj.

Δεν υπάρχουν σχόλια: