Τετάρτη 2 Μαρτίου 2011

Më jep një të sotme

Më jep një të sotme

Më jep një gotë verë
Ta pi esëll
Veten dua ta deh çmendurisht.
Kështu ma lerë
Të sotmen pa nesër
Mbase e nesërmja dje ish.


Më jep një të puthur
Të të marr pak frymë
Veten e dua me ty në frymëmarrje.
Mos ketë të ikur
Fundësi kurrë
Të ketë pafundësisht të tashme.


Më jep një të sotme
Të nesërmen të të jap
Nesër prapë të sotmen ma jep.
Kështu ndër mote
Do më kesh ky që jam
Tej motesh më shum' do të të kem.

Δεν υπάρχουν σχόλια: