Σάββατο 5 Μαρτίου 2011

S'do ndalojë kjo krijesë

S'do ndalojë kjo krijesë



Puthja jonë e krijuar
Bashkë me universin
Si bingbang i pandaluar
S'e ndalon dot epshin.


Kot gjykojmë Eva-Adamin
A gjykohet Zoti?
Gjith' nga grimca e Tij dalin
Molla dhe Erosi.


Kot krijojmë ca përralla
Me ferr e parajsë
Gjithçka lindi nga përplasja
Dhe do lindë prapë.


Do të ketë galaktika
Krijim të përsosur
Po dhe ca gjëra të liga
Që do vijnë rrotull.


S'do ndalojë kjo krijesë
A ndalohet Zoti?
Nga bingbangu do të mbesë
Molla dhe Erosi.

Δεν υπάρχουν σχόλια: