Τρίτη 1 Μαρτίου 2011

Aksidenti


Aksidenti

E humba toruan
E dashur, e humba
Bota e ndali atë çast rrotullimin.
Yjet e qiellit
Të gjithë ranë mbi mua
Dhe dielli më pas nuk lindi.

U shëmtova, e dashur
Sa keq u shëmtova
Të vetmin shëmtim, që s'ja kam dashur vetes.
Nuk di bashkë me mua
Në u shëmtua dhe Bota
Atë çast zbukurimi të vdekjes.

Rastësia, e dashur
E keqja rastësi
Ashtu papritur aksidentalisht më gjeti.
Ishte faji im
Jo faji i tij
Fajtor i pafaj universi.

Qenkam gjallë, e dashur
Vërtet qenkam gjallë
Bota rifilloi rrotullimin.
Të lutem, e dashur
Të lutem, mos qaj
Ishte një çast vetgjykimi.

Δεν υπάρχουν σχόλια: