Me të mirë e marrim veten
Në të gjallë e dimë vdekjen
Në të vdekur gjalljen s'dimë
Me të mirë e marrim veten
Por më shumë Perëndinë.
E krijojmë siç na do qejfi
Të na bëjë siç duam ne
Në parajsë e çojmë ferrin
Dhe parajsën çojm në ferr.
Shohim ëndrra në të fjetur
Endrrat vrasim në të zgjuar
Kërkojm' falje në të vdekur
Shpirtin tonë për ta shpëtuar.
Dhe kështu vazhdon besimi
Dhe ashtu besimi rritet
Perëndia dhe njerëzimi
Njeri-tjetrit i shtojn' mitet.
Në të gjallë e dimë vdekjen
Në të vdekur gjalljen s'dimë
Me të mirë e marrim veten
Por më shumë Perëndinë.
E krijojmë siç na do qejfi
Të na bëjë siç duam ne
Në parajsë e çojmë ferrin
Dhe parajsën çojm në ferr.
Shohim ëndrra në të fjetur
Endrrat vrasim në të zgjuar
Kërkojm' falje në të vdekur
Shpirtin tonë për ta shpëtuar.
Dhe kështu vazhdon besimi
Dhe ashtu besimi rritet
Perëndia dhe njerëzimi
Njeri-tjetrit i shtojn' mitet.



Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου