Τρίτη 1 Μαρτίου 2011

Veç falje mos më jep


Veç falje mos më jep



Një tufëzë të vogël
Nga flokt e tu më jep
Të më ndalojë kohën
Që ikën dhe kur vjen.


Më jep një çast shikimi
Nga sytë e tu jeshilë
Dhe në më zëntë verbimi
Të shoh veç dashurinë.

Më jep qoft dhe një tingull
Që goja flladshëm nxjerr
Kur zëri të jetë fikur
Me buzë ta vërshëllej.

Veç falje mos më jep
Më lerë gjyqit të Hadit
E meritoj pak ferr
Nga molla e mëkatit.


Δεν υπάρχουν σχόλια: