Τετάρτη 16 Φεβρουαρίου 2011

Vetminë do ngujoj

Vetminë do ngujoj


Në pyllin e vetmisë
Ku gjethet kanë rënë
Ku era e mërzisë
Me veten është zënë
             Aty kam ikur sot.

Me trupin - pemë thatë
Me duart - degë ngrënë
Me shpirtin - rrënjë dalë
Që klith pa nxjerr' dot zënë
              Jetoj e nuk vdes dot.

Në qiellin pa një yll
Në qiellin pa pak diell
Në pyllin pa pak pyll
Ku bota nuk më sheh
                Vetminë do ngujoj.

Do kthehem unë pastaj
Pastaj do kthehesh ti
Në pyllin si parajs'
Në qiell plot yjësi
            Pafundësisht të rrojm'.



Δεν υπάρχουν σχόλια: