Σάββατο 19 Φεβρουαρίου 2011

Plotësim i munguar

Plotësim i munguar


Ishte nata e parë e refuzimit pa arsye, ndaj ngacmimit intim të të shoqit në krevat. Gjithmonë në raste të tjera refuzimesh, arsyeja për të ishte bindëse ndaj të shoqit, deri në shqetësim të tij për shëndetin e saj. Këtë natë, edhe pse u ndje bindëse jashtë vetes, përbrenda u ndje sa e lumtur për çka kishte ndodhur pak minuta më parë, aq dhe fajtore për mëkatin e parë në jetën bashkëshortore.
Mëkat?
Si i doli kjo fjalë gjykuese, frikësuese, tmerruese, që në çast i ktheu përfytyrimin kënaqësor, në llahtarinë e flakës së ferrit? Kaq i pamëshirshëm qenka gjykimi i një mëkati të tillë, që për pak çaste i kishte shpërthyer trupit, vullkanin e një orgazme tjetërlloj nga e mëparshmja? Pse u dashka gjykuar e paprovuara e dëshirueshme, që kulmon të njëjtën ndjesi seksi, të paarritur më parë?
Tradhëti?
Pse tradhëti? Çfarë bëra më shumë se arritja kulmore e të njëjtës ndjesi të lejueshme e jo mëkatuese? Kush e frenonte më parë arritjen e këtij kulmi, që tani u dashka gjykuar për tradhëti? Kë tradhëtova?
Si? Burrin tim?
Duke kulmuar ndjesinë e pakulmuar si sot me të?
Dhe paskam unë faj? Vetëm unë? Po ai s'paska pikë faji ndaj meje? Ç'bëra më shumë se shtimi i asaj, që vetë ai më ka dhuruar deri më sot? Pse u dashka dënuar kjo shtesë nga ana ime dhe jo mungesa e saj nga ana e burrit?
Nëse u dashka të bëj avokaten e vetes, kam të drejtë të bëj dhe gjykatësen ndaj burrit tim. Sepse, po aq brenda meje, jam duke bërë avokaten e burrit dhe gjykatësen ndaj vetes.

E kthyer në krah të kundërt me të shoqin, Maria mori frymë më e lehtësuar pas gjyqësisë që i bëri mëkatit të pafajshëm, siç e quajti në fund të gjykimit e vendimit falës të vetes, atë që kishte ndodhur pak minuta më parë, gjatë larjes së trupit në dush.
Mëkati i pafajshëm sa kishte ndodhur aty me atë, krijesën e saj platonike, imazhin e saj. Ekzistenca e tij reale ishte po aq e largët, sa dikur princi i ëndrrave adoleshente.
E dinte. Ai i ngjante atij princi, pra ekzistonte jashtë ëndrrës, por jo brenda jetës reale të saj. E megjithate i kishte mbetur fjetur skutave të ëndrrës së largët, pa e ngacmuar vite e vite të tëra me zgjimin e tij. Aq, sa Maria ishte bindur, që princi i ëndrrrës s'është gjë tjetër veç se një përrallë e jetës, që i rrëfehet femrës në moshën e ndjeshmërisë vajzërore ndaj seksit tjetër. Ajo kishte vite që në burrin e saj kishte krijuar, aq sa mundej, atë princ të paarritshëm, duke e quajtur si arritjen më të afërt ndaj ëndrrës e përrallës.
Po tani ç'po ndodhte me të?
Ç'ishte ai zgjim ëndrre, që mbase dhe ja, tani atë çast, i takonte ta shikonte e bija, si dikur ajo në moshën e saj?
Mos koha po lajthiste rrjedhën në të kundërt asaj pjese të vetvetes, ku flinin ëndrra e dëshira, që sipas Marias i përkisnin vetëm botës përrallore? A mundej kjo kohë tani, të tjetërsonte përrallën e dikurshme, në një realitet të sotëm?

Po ai ekzistonte vërtet. Ja ashtu, siç e rrëfente vetë përralla. Të kishte dalë ai nga përralla, apo përralla kishte hyrë në të?
Pse tani, o Zot? Pse kaq vonë? Ç'faj kam bërë në jetën time, veç ëndërrimit dikur për të?
Ne ishim të njeri-tjetrit vetëm ëndrrës. Ashtu, ndjesorë të një idealiteti hyjnor, të pacënuar në virgjërinë tonë.

Me pamjen e tij, me fjalët e tij në vargje e romane, me trupin e pabindur ndaj frikës së mëkatit, ngacmuar nga shpirti i zgjuar vajzëror, Maria filloi xhveshjen striptike të rrobave deri në lakuriqësi, duke ndjerë ngrohjen dhe nxehjen deri në ndezje, të çdo qelize të qenies së saj. Dhe ashtu, duke larguar me tundje këmbe të fundit veshje, eci drejt banjës. Uji i nxehtë, si të ishte qenia trupore e tij, e përfshiu të gjithën në drithërimën e parë të adoleshencës, pas prekjes fërkuese mes këmbëve. Por, tani e vendosur për ta patur brenda saj tej virgjërisë.
Virgjërisë?
Sa naive!
Po sa magjike njëkohësisht.
Ajo ashtu po ndjehej dhe askush s'mund ta bindte për të kundërtën, me shifrat e moshës dhe vitet e martesës.
Po çvirgjërohej lumturisht. Drejt atij kulmi orgazmor të paprovuar më parë.

Ashtu e kthyer në krevat, Maria e ndjeu veten të plotësuar në atë mungesë të femrës, që rrinte fjetur fshehtësisë së shpirtit të saj.

19 shkurt 2011




Δεν υπάρχουν σχόλια: