Τρίτη 15 Φεβρουαρίου 2011

S’meriton titull

S’meriton titull


Kësaj bote i kam qëndruar ngritur
Ajo plaste deri sa të më ulte.
Kur ulur i kam ndenjur,
plaste akoma më shumë për të më shtrirë.
Oh, nuk e besoja, që dhe shtrirë,
njëqind pash nën dhe, deshte të më fuste.


Më marrtë të keqen, më marrtë!
Mbase përmirësohet sadopak.


Δεν υπάρχουν σχόλια: