Δευτέρα 7 Φεβρουαρίου 2011

S'jam Platoni

S'jam Platoni



Nuk më solli Zoti tokës
Si relike muzeumi
Që të rrish e të më shohësh
Si një ëndërr që sjell gjumi.


Nuk më bëri Zoti mashkull
Pa të bërë dhe ty femër
Nëse pak Adam kam patur
Ti nuk paske pakëz Evën?


Nuk e fsheha unë Adamin
Ti nga Eva pse u fsheve?
S'jam Platon ta mbaj mëkatin
Veç në botën e ideve.

Δεν υπάρχουν σχόλια: