Ja ku jam...
Ja ku është uj' i burimit
Shuaj etjen që ti ke
Nuk ka rregull të shijimit
Etjen gota nuk e nxe.
Ja ku është pik' e vesës
Loti im rënë mbi lule
Ra për ty e asnjë tjetër
Dhimbja tretet, por nuk shuhet.
Ja ku është udha e ecjes
Pret veç hapin tënd ta hedhësh
Jeta s'ësht' asfalt i vetes
Dashurinë s'ke ku ta mbjellësh.
Ja ku jam dhe pse s'më sheh
Në burimi dhe në vesa
Udhës ku s'kam frik' të ec
Ku s'më gjete e s'të gjeta.
Ja ku është uj' i burimit
Shuaj etjen që ti ke
Nuk ka rregull të shijimit
Etjen gota nuk e nxe.
Ja ku është pik' e vesës
Loti im rënë mbi lule
Ra për ty e asnjë tjetër
Dhimbja tretet, por nuk shuhet.
Ja ku është udha e ecjes
Pret veç hapin tënd ta hedhësh
Jeta s'ësht' asfalt i vetes
Dashurinë s'ke ku ta mbjellësh.
Ja ku jam dhe pse s'më sheh
Në burimi dhe në vesa
Udhës ku s'kam frik' të ec
Ku s'më gjete e s'të gjeta.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου