Kthimi i Princit sykaltër
Ai kishte vite që flinte në ëndrrën e saj. Edhe kur ndonjëherë ëndrra zgjohej, ai kthehej nga ana tjetër, duke vazhduar endjen botës gjumore. Endrrës i vinte keq ta zgjonte, edhe pse në shpirt i përvëlonte malli për të parë qiellin e syve të tij. Mjaftohej me imagjinatën vajzërore të atij qielli të dytë, që ishte shfaqur papritur universit të jetës së saj dhe e kishte fluturuar universit të tij. Atë çast të herës së parë, kishte pyetur e mahnitur.
"Ekziston vërtet tjetër qiell, tjetër planet, tjetër univers, më i bukur se ky i imi?"
Drithërima e çuditshme e kishte mbledhur dhe shtrënguar pas vetes, me dëshirën për të vazhduar pafundësisht magjinë e ndjesisë kënaqësore në çdo grimcë të trupit. Mos kishte zbritur ai nga universi i tij në të sajën, apo ajo kishte hyrë në të tijën?
E ç'rëndësi kishte? Mbase ishin bashkuar në një të dy universet.
Ishte koha jashtë kohës reale, kur ajo nisej drejt tij dhe ai drejt saj dhe...
Ajo sa kishte gjetur kështu Princin sykalter. Ja tha dhe shoqes më të ngushtë këtë lajm lumturie. Por, për herë të parë ajo do ndjente xhelozinë e femrës, kur edhe shoqja i tha të njëjtën gjë për Princin e posa gjetur. Të dyja u panë shtrembër, me dyshim, dyshim që u kthye në bindje pas sqarimeve të sejcilës për Princin e gjetur.
Ai ishte i njëjti. Të zhgënjyera me Princin, ato u ndanë me ftohtësinë e zhgënjimit dhe ndaj njera-tjetrës. Edhe pse me dufin e zhgënjmit të dyfishtë, ajo e quajti para shoqes, të sajën e vetëm të sajën, Princin sykaltër. Të njëjtën gjë ngulmoi dhe shoqja.
Po ai pse heshtte dhe vetëm qeshte para të dyjave?
Atë natë ajo nuk u struk si herët e tjera me duart bashkuar mes këmbëve, në pritje të drithërimës takuese me Princin sykalter.
I qahej.
Por, tek ndjeu piklotin në faqe dhe zgjati dorën për ta fshirë, ai ndriçoi si pikë vese në gishtin e Princit. Ai ishte pranë saj, ashtu, me qeshjen e tij të mëparshme. Ç'i kishte bërë ajo për të qënë kaq tallës me të?
Deshte ta shtynte, largonte, por s'kishte fuqi. Pikloti në gishtin e Princit, u kthye në kristal të ndritshëm verbues. Nuk po shikonte asgjë veç shkëlqimeve kristalore, si të ishte mes një bote të bardhuar e ndriçuar nga dëbora dhe forma magjepëse akujsh të tejdukshëm.
Ndjeu prekje në trup. Shikimi u qartësua. Princi i mbante dorën, duke afruar unazën me gurin e çmuar të piklotit të saj.
I foli.
"Dmth, ti, dmth, unë, ohh, dmth ne..."
Zëri ju ngatërua drithshëm, ndërsa në gisht sa kishte ndaluar unaza e Princit.
"Shshsht, princesha ime!"
Pastaj..
Ooh, pastaj...
Kulmi drithërues e zgjoi nga gjumi. Mes këmbëve, duart e mbledhura mbanin fshehur njomësinë e parë, të ndjesisë magjike të femrës.
Ai vazhdon të flerë bashkë me ëndrrën. Edhe çastin kur ajo e ngacmon për zgjim ëndrrën, ai s'bën gjë tjetër veçse kthehet i fjetur nga ana tjetër. Sa i pamëshirshëm që është. Të paktën vetëm një herë, një gjysmë here të zgjohet, aq sa të qiellohet brenda syve dhe universit të tij. Sa e ka marë malli për atë qiell, për atë univers të Princit sykaltër..
Ndjen prekje në trup, si atë kohë të piklotit të kthyer në gur diamanti në unazën e dhuruar nga Princi.
Po zgjohet vërtet? Jo, nuk është në ëndërr. Po preket, e ndjen prekjen. Ja tani, këtë çast, po fillojnë drithërimat e para, po shtohen më shumë, kur duart e tij e ledhatojnë në pjesët më ndezëse të trupit.
Eshtë ai, sytë e tij, universi i tij.
Pas kaq vitesh, ohh, sa shumë vitesh munguar!
E deshte, e kërkonte, e priste këtë zgjim. Për ta patur më pranë, për ta prekur dhe ajo me paturpësinë e sotme, për të çvirgjëruar si dikur virgjërinë e ëndrrës vajzërore.
Dhe ajo po ndodh vërtet, vërtet po ndodh. Sa janë bashkuar në një dy universet e tyre, për të krijuar universin e ri.
Shpërthimi orgazmor mbush me shkëlqime yjore qiellin e ri.
"Sot qenke vullkan, moj grua".
.....
"Moooj, ty po të flas, apo je akoma mes...".
Zëri i të shoqit e sjell në vete.
Megjithatë nuk flet, por me sytë ngulur diku përtej hapësirës së dhomës, ajo vazhdon udhëtimin magjik në universin e ri të posa krijuar vetëm për të dhe Princin e saj sykaltër.
Selanik, 6 shkurt 2011

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου