Ellada jam...
Ellada jam, ajo që kam qënë e s'kam qënë
Ajo që kam patur, që s'kam e s'di ç'do kem
E di që jam si Rodos i mbetur pa këmbë
Dhe për tu ngritur më duhet një tjetër Aristotel.
E di që më mungojnë, oh sa shumë më mungojnë
Të gjithë ata që veç për mburrje i mbaj
Vetja më ngjan si e shkatërruara Trojë
Si një Itakë që pret Odiseun e saj.
E di që u deha me verë perëndish
Dhe ashtu e dehur sot këmbët më merren
E kotë të kërkoj shpëtim në Olimp
Kur e dehur nga Olimpi e gremisa veten.
Zemëruar më rrinë të gjithë, të gjithë
Aristoteli, Platoni, Sofokliu, Leonidha...
Ata zili i kishin edhe vetë perënditë
Mua sot më ka zili vetëm Kriza.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου