Τετάρτη 9 Φεβρουαρίου 2011

Perkthim poezie nga perkthyesi Ligor Prifti

Deshiroj te vendos ketu nje perkthim te mrekullueshem nga miku i nderuar Ligor Prifti. Shijojeni ate...

VLADIMIR GRIGORJEVIC BENEDOKTOV (1807 - 1873)

Kishte arsim ushtarak. U shqua per trimeri ne front.
Me pas punoi ne administraten civile. U muar me letersi
dhe per nje kohe te shkurter arriti sukses te bujshem.
Nder poezite e tij spikatin perlat lirike. Njera prej tyre titullohet
"Lamtumire e dashur", kushtuar shpates se tij kur u largua nga
sherbimi ushtarak...

K A C U R E L A T

Kacurelat e Guguces
Gjith' shkelqim e plot me ere,
Rredhka, dredhka, gjarperushe
Ujevar' mendafsh ne ere
Thurur, derdhur, pleksur bukur
Zhizha- zhizha imazh flutur.

Gur' i cmuar s' ju ben pune
Per t'ju shtuar pak shkelqimin;
C'mund t'ju bej' perla me shume
Kur ju vet' jepni verbimin?
Roz, e art' e dashurise,-
E freskise kjo deshmi -
Prej parajse eshte nisur
Per t'ju lare me flori.

Pas gostis', kujtoj, i lumi,
Fare mir' mbaj mend si ju,
Permbi syt' mbyllur nga gjumi
Binit poshte kuturu.
Dhe ne ballon gjith arome,
Nden shandanet flakeruar,
Ne krahror e sup gjithmone
Loznin hijet krejt shpenguar.

Nga pas dockat ju kalonin,
Veshin kapnit me qafim.
Gjine e djemve pervelonit,
Sa s'e canit me gufim.
Zemrat enderash trzuar,
Turbulluar ne veshtronim,
Buzedridhur, synxiruar,
Per pergjigjet qe kerkonim:

"Kush do jete sundimtari
Per kete parcel' te arte?
Ne kto dallge kush i pari
Do fut' gishtat t'i cepkate?
Kush nga ne, o bashkevuajtes,
Do te thithe nga to nektarin,
Do ferkoj' me gisht mendafshin,
Me te puthur t'i ver' zjarrin?
Dashurisht t'ju ngaterroje
Neper terr e t'ju lemoje,
Mos pushoj' se nxjerri mallin?"

O te artat kacurela,
Prej parajse rene krela,
Si mendafsh por plis te renda,
Ju, qe djemte roberoni,
Lutjen pse s'ja u degjoni
Nga penduli i zemres brenda?

Torturuar jush veshtrimi,
Por krijuar vec per 'te,
Ju per gishtat ngrini cmimin
Pa s'ju prek me dor' asnje.
Ju perhapi, argetoni
Mbi jastek si detin blu ...
Permbi vela shtegetoni
Aqe larg sa s'di se ku!

P e r k t h e u L I G O R P R I F T I Janar 2011











Δεν υπάρχουν σχόλια: