Τετάρτη 19 Ιανουαρίου 2011

www.klubibotaere.com

Jam këtë çast i emocionuar, me lot në sy, nga shkrimet e miqve krijues, për mamanë e paharruar. Po i vendos këtu këto shkrime të dashura, të respektueshme e nostalgjike, bashkë me FALENDERIMIN dhe mirenjohjen time për miqtë e dashur. 

PER VASILIKAN E BUKUR dhe VARGJET E MONDIT




I dashur Mondi,

I lexova dhe i ndjeva vargjet e tua plot mall,trishtim dhe perdellim per gjene me te shtrenjte te njeriut ne bote,nenen,ne gjirin e saj fillon jo vetem jeta jone por edhe cdo gje e bukur qe kemi ne jete dhe...poezia jone.
Mamane tende te ndjere e kam njohur sepse ka qene bashkeqytetarja ime,nje bashkeqytetare,qe Korca e serenatave i kishte vene "nofken" me te bukur,epitetin perrallor,Vasilika e bukur,njelloj si ne perrallat popullore "e bukura e dheut",e di edhe fatin dhe jeten e saj,qe ti e ke hedhur ne romanin tend te ri,duke pergjithesuar nje fat te femres ne ato vite te veshtira ,ne kapercyell te dy sistemeve (mbreteria dhe diktatura).Po te tregoj nje ngjarje te bukur,te cilen,mbase s'ta ka treguar as mamaja jote dhe,mbase,edhe dajua yt Marko Shkurti(njeri i mrekullueshem).
Ishin vitet dyzet;Ne kinemane Majestik u shfaq filmi sovjetik-azerbaixhanas "Arshin mallallan"(Dashuria pa ferexhe)(nje histori orientale dashurie)Rolin kryesor e luante artisti azerbaixhanas,Reshit Bejbutov;te cilin pata kenaqesine e rastesishme ta takoj ne nje rruge te Moskes,me vone,ne kohen e studimeve.I kujtova viziten e tij ne qytetin tone dhe ndodhine qe po te tregoj me poshte.
Reshit Bejbutovi u ftua dhe ne Shqiperi,shkas ishte suksesi i madh i filmit ku ai luanta rolin kryesor.
Korca e priti si ndonje kryeninister.Vetura e tij "Pobeda" e bardhe,ndaloi perpara kinemase e rrethuar nga turma qe e brohoriste.
Bejbutovi u ngjit ne skenen e Majestikut dhe pershendeti sallen e mbushur perplot.Hodhi veshtrimin ne salle,ne galeri,ne ballkon, dhe syri i tij ndaloi ne nje llozhe ne te djathte,ishte lozha me prane skenes.Bejbutovi i nguli syte ne ajo llozhe dhe filloi te buzeqeshe dhe te duartrokase.Ne ate lozhe ishte Vasilika e Bukur!Ai po e duartrokiste bukurine e saj.
Ia permenda Bejbutovit dhe ai,duke qeshur,me tha,po nuk e harroj ate bukuroshe.Ka vajza te bukura Shqiperia dhe...Azerbaixhani.
Kaq,Mondi i dashur.U mallengjeva dhe nga vargjet e tua dhe nga kujtimi i bukur.

Vangjush Ziko



KJO ESHTE MOTRA E BAXHANAKUT TIM MARKOS,

VASILIKA E BUKUR E KORCES, MAMAJA E MONDIT.
I bera fotografise pastrimet e nevojshme nga njollat, kontrasret e dritehijeve
dhe do t'ia dergoj Markos, qe e ka dashur si syte motren e vetme.
Qofte e paharruar mamaja jote, Mondi,

perqafime vellazerore V.Mato
------------------------------------------------
 
E shoh me shume dashuri dhe respekt Ikonen e Shenjte dhe te bukur, mamane e Mondit tone te dashur. Nuk e di pse u preka kaq shume. Nuk e kam njohur kete nene dhe femer qe edhe sot rezaton si nje yll i gjalle qe s'perendon kurre. Ndoshta me preken vargjet e shpirtit te Mondit apo pamja engjellore e nenes se tij?! Apo ndoshta dashuria dhe respekti i Vullnetit per motren e baxhanakut te tij?! Ndoshta te gjitha se bashku.

I dashur Mondi, u luta per shpirtin e saj i cili besoj se eshte atje Lart, prane Atit tone te Shenjte.
Mondi, do te lutesha te shkruani per mamane. Te njihesha sadopk me jeten e saj. Mjere ai qe si do dhe nderon prinderit e vet! dhe lum kush ka bekimin e tyre!

Agimi

Δεν υπάρχουν σχόλια: