Τρίτη 18 Ιανουαρίου 2011

www.klubibotaere.com

Po rihedh këtu dy poezitë e mia, sepse nuk lexohen qartë në adresën internetike të Botës së Re.

Foli nënës, o bir!


Më folë, o bir
Të paktën më folë
Qoftë dhe me pak qarje
Kur sytë e mi do mbyll.
Vetëm atëhere
Shpirti im do pushojë
Në qiell të natës tënde
Si më i ndritshmi yll.

Falje mos kërko
Të kam falur që në gjallje
Edhe pse mes heshtjes
Që shpirti im e di.
Eshtë i vetmi shpirt
Që di të falë falje
Shpirt’ i nënës tënde
Që jetë të dha, o bir!

Selanik, gusht 2010

 

Një flutur...


Rreth syrit si rreth dritës
Një flutur sot s'mu nda
Qëndruar mbi qerpikë
Të shenjtat fjalë më tha:

Nëse beson në shpirt
Një shpirt sot po të flet
Më mori malli, bir
Sa dheu s'po më tret.

Më lerë të çmallem sot
Këtu në sytë e tu
Më ndje në s'më shikon
Më ke o shpirt, këtu.

Këtu do t'vij përher
Qerpikë do bëj krahët
Do thaj lotin që del
Dhe dhimbjen do ta thaj.

Selanik, tetor 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια: