Më lini të fle
Mëngjesin s'e prita
Më priti ai
Nga ëndrra u ngrita
Një tjetër njeri
Nuk isha vetvetja
E lashë në ëndërr
Dhe pse qaja, qeshja
Beqar, edhe dhëndër.
Beqar i paditur
I virgjër në kulm
Dhëndër i mitur
I rritur më shum'.
Vetja e fjetur
Më fliste e heshtur
Çfarë kohe ke gjetur
Që qan duke qeshur?
Që qesh duke qarë
Në dhimbje i lumtur
Me sy dhe pa parë
Kohën e humbur.
Kohën e gjumit
Të ëndrrës së vrarë
Fëmijës dhe burrit
Plakur më parë.
Më lini të fle
Mos prisni të zgjohem
Me të zgjuarin atje
Kam frikë të ndrohem.
20 janar 2011
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου